Moti

Në mesjavë rikthehet dëbora në zonat e izoluara në veri

Nga e marta priten rebeshe afatshkurta në skajin verior dhe veriperëndimor ndërkohë që në zonat qëndrore do ketë reshje të pakta.

E njëjta situatë do të jetë dhe në dy ditët në vijim, me rebeshe vetëm në zona të izoluara por gjithashtu pritet që ditën e enjte të rikthehet dëbora në zonat malore.

Ndërkohë ditët e fundit të javës priten që të jenë me vranësira por pa reshje.

Temperaturat do të rriten ditën e martë, duke shkuar deri në 23 gradë ndërkohë që të mërkurën do të bien deri në 17 gradë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë