Treg

Bordi ul naftën me 13 lekë, do të shitet 197 lekë për litër! 

Nga Gazeta ‘Si’- Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë me 13 lekë për litër çmimin e naftës.

Kështu në tregun shqiptar 1 litër naftë do të shitet me 197 lekë nga 210 që ishte më parë.

Ndërkohë çmimi i benzinës është ulur me dy lekë, konkretisht do të shitet me 172 lekë për litër, nga 174 që ishte më parë.

Çmimet e reja do të hynë në fuqi sot nga ora 10.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës që të zbatojnë detyrimisht këtë vendim, duke paralajmëruar masa të forta në rast shkeljesh, deri në pezullim aktiviteti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë