Ka ndodhur

Aksidenti tragjik në Rrëshen-Milot, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur

Nga Gazeta Si- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen-Milot ku kanë mbetur të vdekur 2 persona ndërkohë që janë plagosur 5 të tjerë.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, automjeti me drejtues N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues D. P., 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve, N. P., si dhe F. P., rreth 57 vjeç (babai i D. P.)

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë