Nga Gazeta Si- Trajneri duhet të ketë fuqi për të ruajtur balancat e një skuadre dhe për të menduar për këtë, trajneri i kombëtares, Silvinjo do kohë.
Silvinjo, të cilit i përfundon kontrata në korrik, ka kërkuar kohë që të mendojë nëse i ka energjitë e duhura për të udhëhequr kombëtaren shqiptare.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka thënë për mediat se po pret përgjigjen e trajnerit,
“Të dyja kualifikueset për Euro 2024 dhe Botërorin 2026 janë më të mirat që kemi bërë në histori. Mund të shkonim në Botëror, por fati nuk na buzëqeshi. Nga kjo mini-analizë, kam biseduar me trajnerin Sylvinho pas miqësores në Ukrainë, aty ku ishim ‘të plagosur’ dhe i kam thënë të njëjtat gjëra si më sipër, që ka një rrugëtim pozitiv”, tha Duka, duke shtuar se një trajner e ndjen vetë nëse duhet ta udhëheqë ekipin pasi trajneri duhet të ketë fuqi për të ruajtur balancat.
“E kam pyetur nëse mund ta udhëheqë më tej këtë ekip. Po flas troç. Ai më tha sesi mendoj unë. Unë i thashë që ka energji. Ai do kohën e tij. Ne këtë gjë do e vendosim para ndeshjeve miqësore të qershorit, pasi nuk e kemi vendosur”, tha ai.
Duka, duke folur në përgjithësi në një moment kur po pyetej për Silvinjon, tha se pozicioni i trajnerit është një pozicion që të konsumon, lojtarët nuk janë të lumtur kur nuk thirren, të ruash ato balanca, të kesh fuqi e akoma energji, e ndjen më shumë ai që është në drejtim, në këtë rast, Silvinjo.
Në korrik të 2024, kombëtarja ishte në të njëjtat ujëra, ku nuk dihej nëse Silvinjo do të rinovonte apo jo pasi sinjalet ishin mikse, njësoj si sot. Por në 2024 arsyeja ishte ndryshe. Nëse sot është lodhja, atëherë ishte pjesa financiare.
Gazetasi.al mësoi asokohe se prapaskenat e mungesës së rinovimit ka qenë pikërisht pjesa financiare e kontratës. Silvinjo nga njëra anë ka përdorur kartën e ofertave të tjera për të kërkuar një rritje më të madhe se sa 10% që e parashikonte kontrata në rinovimin automatik të saj.
Kërkesa e trajnerit ka qenë për një rritje mbi këtë përqindje bazike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje