Gazeta Si – Një tjetër qendër e dyshuar për mashtrim përmes call-center është goditur nga policia në Tiranë gjatë ditës së sotme.
Sipas burimeve zyrtare, policia ushtroi kontroll në një ambient në fshatin Bërzhitë të Tiranës, në pronësi apo administrim të F.K., ku dyshohet se zhvillohej aktivitet mashtrues ndaj qytetarëve, kryesisht të huaj, përmes manipulimeve në bursë.
“U krye kontroll në një ambient ku, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kryhej mashtrim kompjuterik në formë Call Center-i”, bëri me dije policia.
Gjatë kontrollit u sekuestruan njësi kompjuterike dhe telefona celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme për të përcaktuar rolin dhe përdorimin e tyre në aktivitetin e dyshuar kriminal.
Hetuesit kanë zbardhur edhe mënyrën se si administratori përpiqej t’i shmangej kontrolleve, duke e regjistruar subjektin si biznes në fushën e turizmit mjekësor dhe duke paraqitur dokumentacion përkatës për këtë aktivitet.
Ky operacion vjen vetëm pak ditë pas goditjes së tre qendrave të tjera call-center në kryeqytet, ku u arrestuan 7 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim, të dyshuar për mashtrim ndaj qytetarëve të huaj në vlera deri në 5 milionë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje