Gazeta Si – Një 30 vjeçar me inicialet E.K është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrolleve në një ambient të pa banuar pranë shtëpisë së tij, iu gjetën dhe sekuestruan disa qese me kanabis.
I riu po tentonte të merrte lëndën narkotike prej 8 kilogramësh në momentin që u kap nga policia. Kanabisi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje