Rend dhe Ligj

Protesta e PD para kryeministrisë të premten, rrugët që do të bllokohen

Gazeta Si – Policia ka publikuar masat e ndërmarra për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga Partia Demokratike ditën e premte, 17 prill, para godinës së kryeministrisë.

Nga sot (e enjte, 16 prill) e deri nesër, kur të mbarojë edhe protesta, do të kufizohet lëvizja në disa akse të kryeqytetit.

Nga sot, 16 prill, ora 23:45, deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Më 17 prill, nga ora 15:00 e deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Protesta do të nisë nga ora 19:00 dhe pritet të përfundojë në orën 22:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë