Ka ndodhur

Kosovë, babai dhe dy fëmijët e mitur humbin jetën nga zjarri në banesë

Një burrë dhe dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një banesë në Malishevë të Kosovës.

Sipas informacioneve të mediave kosovare, viktima është një burrë rreth 35 vjeç, ndërsa fëmijët janë të moshës 9 dhe 12 vjeç.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 12:55 në lagjen “Mirdita”.

Në një njoftim paraprak, policia thotë se të tre janë gjetur brenda banesës dhe janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se ishin pa shenja jete”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë