Ka ndodhur

I dënuar në Shqipëri me 18 vite burg për vrasje, arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari

Gazeta Si – Nasi Hodo, 29 vjeç, i shpallur në kërkim për vrasje dhe plagosje në Shqipëri, është arrestuar në Belgjikë, ku fshihej prej vitit 2017.

Hodo kur ishte vetëm 18 vjeç, kur së bashku me Xhonatan Muçajn dhe Ronaldo Shehun vranë me thikë Premtim Begajn pas një konflikti që kishin pasur me këtë të fundit, teksa qarkullonte me makinë në fshatin Borsh të Sarandës.

Për shkak se rruga ishte me gropa, makina me të cilën qarkullonte i ndjeri ngriti pluhur, gjë që ka tensionuar dy autorët që po pinin kafe në lokal.

Si pasojë e përplasjes, mbeti i plagosur rëndë edhe Enea Myftaraj. Për ngjarjen e rëndë, Hodo u dënua me 18 vite burg, Muçaj me 20 vite burg dhe Shehu me 3 vite për moskallëzim krimi.

Ndaj këtij dënimi, Hodos i ka mbetur për të vuajtur edhe 13 vjet, 6 muaj dhe 27 ditë burgim. Pritet ekstradimi i të riut në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë