Nga Gazeta ‘Si’- Kosova ka ndaluar këtë të mërkurë importin e deleve dhe dhive nga i gjithë territori i Shqipërisë.
Vendimi u mor nga Ministria e Bujqësisë pas konfirmimit të rasteve të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) të bagëtive në Qarkun e Dibrës.
Në njoftimin zyrtar, Ministria u bën thirrje komunave të Kosovës që të vendosin masa strikte kufizuese të lëvizjes së bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë.
“Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të mbajnë nën mbikëqyrje tufat e tyre, të shmangin çfarëdo kontakti me kopetë e fermerëve nga Shqipëria”, shkruan njoftimi.
Sëmundja PPR është një infeksion viral shumë ngjitës që prek kryesisht delet dhe dhitë. Ajo përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët e infektuara, si dhe përmes sekrecioneve dhe jashtëqitjeve të tyre.
Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, rrjedhje nga hundët, inflamacion të syve, ulje të oreksit dhe diarre, ndërsa në raste të rënda mund të shkaktojë ngordhje. Kjo sëmundje nuk paraqet rrezik për shëndetin e njeriut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje