Treg

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

Nga Gazeta ‘SI’ – Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja me të cilat do të tregtohen karburantet në vend.

Me çmimet e reja që futen  në orën 13:30, nafta do të shitet me 207 lekë për litër, nga 215 që ishte çmimi dje.

Ndërkohë benzina do të shitet me 174 lekë për litër, nga 178 që ishte dje.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 ora 13.30.

Që prej nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, çmimi i karburanteve në Shqipëri pësoi rritje të fortë duke krijuar nevojën e ringjalljes së Bordit. Paralelisht me Bordin, qeveria ka ngritur dhe disa struktura të Task-Forcës për të kontrolluar zhdoganimet e kompanive të karburanteve, si edhe për të monitoruar çmimet e 80 produkteve në shportën e ushqimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë