Nga Gazeta Si- Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur sot në lagjen nr.2 të qytetit të Korçës, në afërsi të kinemasë.
Në konflikt janë përfshirë disa të rinj të cilët janë goditur me njëri tjetrin, me grushte ndërsa dyshohet se janë përdorur edhe sende të forta.
Nga sherri ka mbetur i plagosur një 16 vjeçar.
Sipas mjekëve, ai ka dëmtime në trup pasi dyshohet që pasi është goditur, është rrëzuar në kangjella dhe ka pësuar çarje.
I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spital ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje