Ka ndodhur

Lushnjë/ Gjendet i pajetë në rrugë 55-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Savër të Lushnjës, ku një person është gjetur i pajetë në rrugë këtë mëngjes.

Viktima është identifikuar si S. M., rreth 55 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike, çka mund të ketë sjellë pasoja fatale për shëndetin e tij.

Banorët e zonës kanë qenë të parët që kanë konstatuar trupin e pajetë në rrugë dhe kanë njoftuar policinë.

Trupi i pajetë është transportuar për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar i shkakut të vdekjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë