Gazeta Si – Ilir Zarka, 47 vjeç, ka humbur jetë nga asfiksia gjatë një tentative të dyshuar për vjedhje në lagjen “8 Shkurti” në qytetin e Fierit.
Në banesën që tentoi të grabisë nuk kishte asnjë person, pasi pronari Uan Hile ndodhej jashtë në Greqi për të festuar Pashkët tek fëmijët.
Sipas policisë, Zarka ka tentuar të hyjë në banesë përmes një hapësire të ngushtë të një dritareje prej duralumini.
Ai ka arritur të depërtojë pjesërisht në ambient, por në momentin kur ka tentuar të futet plotësisht, është bllokuar dhe nuk ka mundur të lëvizë as përpara e as prapa për t’u tërhequr.
47-vjeçari ka mbetur i mbërthyer në atë pozicion për një kohë të gjatë, duke pësuar asfiksi si pasojë e pamundësisë për të marrë frymë dhe për të dalë nga hapësira ku kishte ngecur.
Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se shkaku i vdekjes ka qenë asfiksia, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Vëllai i pronarit të banesë, bën me dije se ngjarja është zbuluar nga një fqinj që kujdeset për objektin, i cili ka konstatuar trupin e pajetë të të personit të mbetur në dritaren e shtëpisë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.
“Vëllai ka ikur ka një muaj në Greqi tek fëmijët. Para dy ditësh isha këtu, kontrollova nuk kishte gjë. Kalon një komshi që vjen çdo ditë për të ushqyer qenin. Kishte gjetur një person këtu në dritare, me vrap kishte lajmëruar policinë, lajmëroi edhe vëllanë. Erdha këtu, policia bëri verifikimet. Fillimisht kishte thyer xhamin aty, s’kishte gjeturi gjë, ka ardhur te dritarja e shtëpisë, ka tentuar të futet aty, ka ngecur gjysmë trupi, as nuk dilte asgjë. Në mëngjes, komshiu erdhi dhe e gjeti të vdekur”, tregon, vëllai i pronarit të banesës.
Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Fierit, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje