Ka ndodhur

Dëmtuan stolat e stadiumit ‘Loro Boriçi’ pas humbjes së Teutës, nën hetim 6 tifozë

Gazeta Si – Gjashtë tifozë të Teutës së Durrësit janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia, pasi mbrëmjen e të dielës dëmtuan stolat e stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër.

Policia tha se nën hetim janë vënë E.N., G.S., S.K., F.M., B.G. dhe L.L., të cilët akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.

Të rinjtë dëmtuan disa stola në tribuat E4 dhe E5 pas humbjes së Teutës me rezultatin 0-1. Stolat e dëmtuar më pas i hodhën brenda fushës së futbollit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë