Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve.
Që nga ora 16:00 e ditës së sotme, nafta me pakicë do të shitet me 209 lekë/litri, ndërsa benzina do të shitet jo më shumë se 175 lekë/litri.
Bordi uli me 8 lekë çmimin e naftës, që u caktua 217 lekë në mbledhjen e një dite më parë.
Ndërkohë benzina do të tregtohet me 175 lekë për litër, 1 lekë më pak nga sa u caktua dje. Çmimet e caktuara e do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje