Ka ndodhur

Përfshihet nga flakët bujtina turistike në Librazhd, dëme të mëdha materiale

Një bujtinë turistike në fshatin Dorëz të Librazhdit është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natës së kaluar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të vënë flakët nën kontroll dhe vetëm pas disa orësh është arritur neutralizimi i plotë i zjarrit.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit mund të ketë qenë një defekt në rrjetin elektrik, ndërsa përhapja e flakëve është favorizuar nga konstruksioni prej druri i objektit.

Nuk raportohet për persona të lënduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë