Ka ndodhur

Vrasje me armë në Nikël të Fushë Krujës, autori njoftoi policinë dhe arratiset

Gazeta Si – Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në fshatin Nikël të Fushë Krujës.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se një person ka vrarë kunatin e tij pas një konflikti për motive të dobëta.

Ndërsa policia njofton se ka humbur jetën 48-vjeçari Artur Çangu pas një konflikti që kishte pasur me 33-vjeçarin, Eduart Ahmataj, i dyshuar si autor i krimit. Ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri dhe e ka lënë të vdekur. Ai ka njoftuar policinë dhe më pas është arratisur.

Policia vijon kontrollin për kapjen e Ahmatajt, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë