Nga Gazeta ‘Si’- Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj foli për mediat duke thënë se qeveria ka miratuar një draft të ri që përjashton nga tatimi rezidentët që gjenerojnë të ardhura në një vend tjetër.
Sipas ministres, ky vendim inkurajon të huajt të zgjedhin Shqipërinë si vendin ku do të kalojnë pensionin. Bashkë me to, edhe individët që u mungon shikimi, do të përjashtohen nga taksat.
“Parashikon që të gjitha ata që rezidentë tatimorë në Shqipëri, që gjerojnë të ardhura në vende të tjera të botës, këto të ardhura, janë të përjashtuara nga tatimi në vend. Ky është një ndryshim që shkon në linjë me tërheqjen e atyre pensionistëve që kanë dalë në pension në vende të tjera dhe kthehen në Shqipëri. Kemi bërë dhe një rregull ligjor që parashikon që ata që janë të verbër, do të kemi përjashtim tatimor dhe do të përfitojnë nga lehtësirat fiskale”, tha Ibrahimaj.
Më tej, ministrja foli edhe për ndikimin e luftës së Iranit në Shqipëri, duke sqaruar se nëse rritja e çmimeve vazhdon, “do të ndërhyjmë me një akt që parashikon subvensionim për rritjen e çmimeve për kategoritë në nevojë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje