Ka ndodhur

Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Gazeta Si – Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, pasi u kap duke transportuar me furgon veshje të dyshuara si kontrabandë, me vlerë rreth 45 mijë euro.

Policia tha se R.K., 26 vjeç, banues në Korçë, në furgon iu gjetën dhe u sekuestruan 19 paketime (thasë) me veshje të imitimeve të markave të ndryshme, pa dokumentacion shoqërues.

Operacioni i koduar “Wrong way” çoi në sekuestrimin e mallrave dhe mjetit, ndërsa hetimet vijojnë për persona të tjerë të përfshirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë