Ka ndodhur

Me pistoletë dhe kokainë në hotel, arrestohet 42-vjeçari në Kurbin

Gazeta Si – Një 42-vjeçar u arrestua në Kurbin, pasi mbante pa leje një armë zjarri tip pistoletë dhe kokainë.

Gjatë operacionit të koduar “Alias”, u vu në pranga në flagrancë (Andi Krasniqi alias Andi Lleshi) 42 vjeç, banues në Mamurras. Sipas policisë, 42-vjeçari u kap në ambientet e hotelit ku qëndronte, në Mamurras.

Gjatë operacionit u sekuestrua arma e zjarrit me krehër dhe fishekë, si dhe sasia e kokainës dhe 2 celularë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë