Politike

Berisha: Rama e ka shndërruar parlamentin në leckën e tij

Nga Gazeta ‘Si’– Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka shndërruar parlamentin në një “leckë”, ku sipas tij nuk respektohet asnjë ligj dhe ku veprohet vetëm për interesat e tij personale e familjare.

Berisha përmendi ish zv.kryeministren Belinda Balluku, të cilën e cilësoi si “notere të vjedhjeve të kryeministrit”, ndërsa shtoi se ende mban mandatin e deputetes pavarësisht se SPAK kërkoi arrestimin e saj.

Ai kujtoi edhe rastin e Olta Xhaçkës, teksa tha se për të Gjykata Kushtetuese ka kërkuar dy herë heqjen e imunitetit të deputetes. Por, siç shtoi ai, mandat i saj nuk preket për shkak se ajo është e “rrethit familjar”.

Berisha përmendi edhe skandalin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), për të cilin tha se është bërë botëror.

Ai tha se ish drejtuesja e Agjencisë, Mirlinda Karçanaj ka apartamente e vila, duke ironizuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama se ajo jeton me qira.

Sipas Berishës, socialistët në Kuvend shtynë debatin për integrimin pasi ata e dinë shumë mirë se procesi ka ngecur për shkak të dosjes Balluku, dhe mbrojtjes që i kanë bërë ata me votën e tyre duke mos i hequr imunitetin.

“Vetëm AKSHI i dy Lindave është botëror. Ajo e gjora Mirlindë me katër apartamente e vila, por ju nuk guxoni ta shqiptoni atë. Prandaj dhe e shndërroni parlamentin në një hiç, e shumëzoni me zero. Dilni këtu pa asnjë rregullore, pa asnjë gjë, nuk e respektoni as Kushtetutën në asnjë nen që takohet me parlamentin. Si ka mundësi? Si ka mundësi të jeni kaq të dobët para ligjit, para Kushtetutës? Vetëm e vetëm për një njeri.

Secili prej jush, çfarë kujtoni se këta që janë këtu, këta do kishin marrë udhë me kohë, Lubia jo se ka 25 vjet me regjistër me të. Sigurisht që e shtytë debatin për integrimin, nuk mund ta bënit, se ishte debati këtu për Lubinë dhe ju nuk donit të hapej kurrë ai debat.”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë