Ka ndodhur

Aksident në Vlorë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen katër persona

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në aksin rrugor Vlorë-Kuç.

Në vendin e quajtur “Ura e Laskos”, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Katër persona mbetën të plagosur nga ky aksident, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të dëmtuarit kanë pësuar dëmtime shumë të lehta sipas konfirmimit të mjekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë