Nga Gazeta ‘Si’- Kompania krijuese e ChatGPT, OpenAI, sugjeron që punëdhënësit të provojnë javë pune katërditore, ndërsa përdorimi i inteligjencës artificiale dhe kërkesa për të rriten në vendin e punës.
Propozimet e saj “njerëzit vijnë të parët” për politikën synojnë të ofrojnë ide se si shoqëria mund të përshtatet me epokën e AI-së – një periudhë që do të sjellë përfitime, në jetën dhe karrierat tona.
Mes sugjerimeve janë krijimi i më shumë mundësive punësimi në sektorë me kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit, si kujdesi ndaj fëmijëve, edukimi dhe shëndetësia.
OpenAI tha se ky set idesh fillestare – kryesisht i fokusuar në SHBA – synon të nxisë diskutime për veprimet që duhen ndërmarrë teksa sistemet e AI-së bëhen gjithnjë e më të avancuara.
Reduktimet e shpejta të kohës që mjetet e AI-së kanë për të përfunduar disa detyra tregojnë se një tranzicion drejt AI-së së avancuar është në horizont, thuhet në raportin Industrial Policy for the Intelligence Age.
“Nëse progresi vazhdon, mund të presim që sistemet të jenë të afta të realizojnë projekte që aktualisht marrin muaj të tërë për njerëzit,” shton kompania.
“Kjo ndryshon mënyrën se si organizatat operojnë, si krijohet njohuria dhe si njerëzit gjejnë kuptim dhe mundësi.”
Për të planifikuar këtë, kompanitë duhet të stimulohen që të ofrojnë përmirësime të qëndrueshme për punonjësit – si për shembull pilotimi i javëve katërditore të punës pa ulje page.
Bizneset mund të rrisin gjithashtu kontributet për pension, të mbulojnë më shumë shpenzime shëndetësore dhe të subvencionojnë kujdesin për fëmijët, sugjeron OpenAI.
Sipas Prof. Gina Neff nga University of Cambridge, ideja për të paguar punonjësit për fitimet nga teknologjitë revolucionare nuk është e re, por “ndryshimi tani është se OpenAI kërkon që kompanitë të paguajnë më shumë punonjësit duke u paguar gjithashtu për abonimet e shërbimeve të tyre”.
Ajo shtoi se realizimi i këtyre ideve kërkon një ndryshim të plotë të politikave dhe ekuilibrit mes punës dhe kapitalit.
Kjo vjen pas paralajmërimeve se mjetet e avancuara të AI-së mund të zëvendësojnë njerëzit në disa punë. Guvernatori i Bankës së Aglisë, Andrew Bailey, tha në dhjetor se kjo zhvendosje mund të ngjajë me atë të Revolucionit Industrial.
Megjithatë, të tjerë thonë se ndikimi i AI-së mund të ndjehet më vonë se sa parashikojnë kompanitë teknologjike.
Disa prej sugjerimeve të OpenAI, si krijimi i një “fondi publik pasurie” për t’u dhënë qytetarëve pjesë në rritjen ekonomike të drejtuar nga AI, ngjajnë me propozimet e rivalit Anthropic, i cili rekomandoi pajisjen e punonjësve dhe studentëve me aftësi të reja dhe rishikimin e infrastrukturës energjetike dhe kompjuterike.
Ndërkohë që kompanitë avancojnë me zhvillimin e AI-së – përfshirë idetë e “superinteligjencës” që mund t’i tejkalojë njerëzit – disa mendojnë se ndikimi i saj është tepruar dhe mund të duhen vite para se të shihet ndonjë efekt transformues në punë, produktivitet dhe ekonomi.
Adam Slater, ekonomist kryesor në Oxford Economics, shkruan se shumë skenarë për rritjen transformuese të AI-së “mbështeten në supozime optimiste për fitimet mikro-produktive dhe shpejtësinë e adoptimit të AI-së, ose në rritjen e shpejtë të krijimit të ideve të reja”.
Ai shton se përfitimet e mëdha nga teknologjitë e kaluara mund të marrin dekada për t’u materializuar dhe mund të ulen papritur./ BBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje