Ka ndodhur

Shpërthim me tritol në Sarandë në banesën private të një gruaje

Gazeta Si – Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në Sarandë.

Sipas policisë, në fshatin Berdenesh, është vendosur lëndë plasëse në murin e jashtëm rrethues të banesës private të një gruaje me inicialet S.I. Për fat të mirë, nga kjo ngjarje nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë