Gazeta Si – Agim Visha, 50-vjeç, është arrestuar në Tiranë, pasi gjatë një konfkliti për motive të dobëta, tentoi të vriste me armë zjarri një 30-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Myslym Keta”.
Sipas burimeve paraprake, mësohet se 38-vjeçari i ka pasur borxh një shumë prej 100 eurosh Vishës (person me precedent penal), ndërsa ky i fundit ka deklaruar se e ka parë rastësisht në lokal dhe ka shkuar për t’i kërkuar shumën e lekëve.

Mësohet se të dy jetonin në të njëjtën zonë. I kanosuri ka deklaruar se ja njihte borxhin, por nuk donte t’ja kthente.
Fillimisht ata janë konfliktuar me fjalë banale dhe më pas 38-vjeçari e ka qëlluar me shuplakë 50-vjeçarin, i cili nxjerr armën dhe e kërcënon.
Policia ka publikuar gjithashtu dhe momentet e konfliktit të filmuara nga kamerat e sigurisë. Agim Visha shihet të futet në lokal duke u drejtuar për te tavolina ku ndodhej 30-vjeçari.
Pas ngjarjes, 50-vjeçari është përpjekur të largohet, por është kapur në kohë nga forcat e policisë dhe është vënë në pranga. Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi armën e zjarrit, një pistoletë me mulli, së bashku me municionin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje