Nga Gazeta Si- Silvinjo është konsideruar si pasardhësi i Dorival Junior si trajneri i ri i Corinthians në kampionatin brazilian të futbollit.
Ky informacion vjen nga gazetari Tiago Salazar, në një artikull të publikuar në portalin brazilian bolavip.br. Sipas portalit, tekniku i kombëtares shqiptare është vënë në shënjestrën e klubit të Corinthians për të zëvendësuar Dorival Junior që ka dhënë dorëheqjen.
“Trajneri aktual i ekipit të Shqipërisë vlerësohet për faktin se nuk ka nevojë për një periudhë adaptimi. Ky do të ishte një skenar i ndryshëm nëse një profesionist që nuk e ka drejtuar kurrë Corinthians do të merrte përsipër drejtimin e ekipit”, shkruhet në Brazil.
Sylvinho ka kontratë me Federatën Shqiptare të futbollit deri në fund të muajit korrik dhe ende nuk është marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e tij, ndërkohë që në Brazil kanë filluar të lakojnë emrin e tij.
Silvinjo e ka drejtuar edhe më parë skuadrën e Corinthians në periudhën maj 2021– shkurt 2022 duke dhënë dorëheqjen menjëherë pas humbjes në ndeshjen kundër Santosit. Në total, trajneri aktual i kombëtares e ka drejtuar skuadrën në 44 ndeshje me një bilanc 17 fitore, 14 barazime dhe 13 humbje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje