Nga Gazeta ‘Si’- Shqiptarët nuk kanë më interes në blerjen e borxhit ë qeverisë, tregojnë shifrat.
Sipas raportit vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në 2025-n, individët investuan 23.8 mld lekë tituj borxhi, me rënie vjetore 17%. Paralelisht numri i transaksioneve ra me 24%.
Pjesa më e madhe e investimit shkoi për Bonot e Thesarit, 18.6 mld lekë, por me rënie ë fortë prej 18%. Pjesa tjetër, 5.2 mld lekë në obligacione, 10.2%. Rënia e interesit për investim në letra me vlerë duket se lidhet me yield-in e tyre, që vitin e shkuar ka qenë në nivele minimale, duke premtuar fitime të papërfillshme për qytetarët.
Në tregun primar, ku bëhen blerjet përmes ankandeve, vlera nominale e investimeve ra në 51.5 miliardë lekë, një rënie prej 6% nga 54.8 miliardë lekë që ishte në vitin 2024. Brenda këtij segmenti, Bonot e Thesarit patën një rritje prej 4%, duke arritur në 32.3 miliardë lekë, ndërsa interesimi për Obligacionet ra ndjeshëm me 19.1%, duke zbritur në 19.2 miliardë lekë.
Tregu sekondar, ku bankat shesin tituj nga portofoli i tyre ose i blejnë ato nga klientët para afatit, gjithashtu shënoi tkurrje. Shitjet nga portofoli i bankave drejt klientëve ranë me 25.4%, duke u ndalur në vlerën 2.6 miliardë lekë. Nga ana tjetër, blerjet që bankat u bënë klientëve para maturimit arritën në 3.8 miliardë lekë, me një rënie të lehtë prej 2.14%.
Për sa i përket ndarjes sipas bankave, Raiffeisen Bank udhëhoqi tregun e Bonove të Thesarit me 12.9 miliardë lekë, e ndjekur nga Fibank me 12.1 miliardë lekë. Te Obligacionet, Fibank regjistroi volumin më të madh në ankande me 8.9 miliardë lekë, ndërsa Raiffeisen Bank dominoi shitjet nga portofoli me 16.5 miliardë lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje