Gazeta Si – Një aksident tragjik rrugor është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të marte nte mbikalimi i Novoselës në autostradën Fier-Vlorë.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës. Rreth 30 metra larg vendit të përplasjes është gjetur pa shenja jete, Albi Hoxha, 24 vjeç.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Po ashtu, po punohet për të verifikuar nëse në automjet ndodheshin edhe persona të tjerë në momentin e ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje