Treg

‘Bonus-malus’ rriti të ardhurat për kompanitë e sigurimit në Shqipëri

Nga Gazeta ‘SI’  Kompanitë e sigurimit në vend, arkëtuan pothuajse 4 mld lekë gjatë muajve janar-shkurt, me një rritje vjetore prej 3%.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se sigurimet e jo-jetës mbeten produkti më fitimprurës, me 3.5 mld lekë, me rritje 3.3%. Të ardhurat e rritura nuk janë rezultat i zgjerimit të tregut, por i politikës “bonus-malus”, që u implementua në fillim të vitit dhe rriti çmimin e siguracionit për shumë mjete. Vetë kontratat patën një rritje të papërfillshme.

Gjatë periudhës, sigurimi i mjeteve motorike, u rrit me 5.3%, përkthyer në më shumë se 2 mld lekë.

Raportohet një rritje e fortë e siguracionit për pronën nga zjarri dhe forcat e tjera të natyrës, rreth 19% në raport vjetor.

Në dymujorin janar-shkurt, kompanitë e sigurimit dhanë 829 mln lekë dëmshpërblime për mjetet. Në total janë paguar 1.3 mld lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë