Nga Gazeta ‘SI’ – Euro e dobësuar ka mbajtur të ulët inflacionin në vend.
Sipas Bankës së Shqipërisë, forcim i lekut ndihmoi në zbutjen e presioneve inflacioniste të jashtme, duke e mbajtur inflacionin e importuar në nivele negative. Inflacioni total u rrit në 2.4%, nga 2.2% në fund të vitit 2025, kryesisht për shkak të faktorëve të brendshëm, që mbeten arsyeja kryesore në rritjen e çmimeve.
Çmimet e qirave dhe të ushqimeve raportojnë një kontribut të rëndësishëm, duke e çuar inflacionin bazë dhe të brendshëm në 3.1-3.8% në janar-shkurt 2026. BSH sqaron se rritja e inflacionit të çmimit të qirave në gjysmën e dytë të vitit 2025 e në vijim reflekton pjesërisht një ofertë të kufizuar për qira afatgjata dhe pjesërisht stabilitetin më të madh të kursit të këmbimit, i cili është përkthyer në një çmim qiraje më të lartë në monedhën Lek.
Edhe sektorët e shërbimeve, si hotelet, restorantet dhe argëtimi, dhanë një ndikim të moderuar mbi çmimet, ndërsa efekti i përkohshëm i uljes së çmimit të energjisë elektrike një vit më parë tashmë nuk ishte më prezente.
“Parashikimet e skenarit bazë sugjerojnë një rritje graduale të inflacionit drejt objektivit 3% gjatë vitit 2026, të mbështetur nga qëndrueshmëria e presioneve të brendshme inflacioniste dhe reduktimi i efektit frenues të forcimit të kursit të këmbimit. Megjithatë, këto parashikime shoqërohen aktualisht nga pasiguri të larta dhe rreziqe të kahut të sipërm, si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe ndikimit të tij në çmimet e energjisë”, thekson Banka e Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje