Ka ndodhur

Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden të pajetë në një zonë malore

Gazeta Si – Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një zonë malore mbi fshatin Kamenicë, në qarkun e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë të moshës rreth 25 dhe 30 vjeç.

Nga këqyrja e parë në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se ata kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të ulëta.

Forcat e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë