Ka ndodhur

Tragjedi në Itali, 12-vjeçari shqiptar bie nga kati i 8-të i pallatit dhe humb jetën

Gazeta Si – Një tragjedi ka ndodhur në Via Piave në Bolonjë të Italisë, ku një djalë 12 vjeçar shqiptar ra në shkallë, ndërsa luante me dy shokë në tarracën e ndërtesës së apartamenteve në numrin 6.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, Louis Pisha dhe pesë shokët e tij ishin ngjitur në çati për të bërë foto, kur befas ra mbi një dritare transparente plastike, e cila u thye papritur. Ai ka mbetur i varur për pak çaste dhe miqtë i shkuan në ndihmë.

Përpjekjet e shokëve për ta mbajtur nuk mjaftuan dhe Louisi rrëshqiti poshtë, duke rënë nga tetë katet e pallatit.

Ndihma e shpejtë e emergjencës dhe spitalit nuk arriti ta shpëtonte jetën e tij, pasi traumat ishin shumë të rënda. Policia ka marrë në pyetje shokët dhe po hetojnë ngjarjen.

Kryebashkiaku i Bolonjas, Matteo Lepore, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen: “Marrim me dhimbje lajmin për ndarjen tragjike të një djali 12-vjeçar. Bashkohemi me dhimbjen e familjes dhe shokëve. Si Bashki, jemi në dispozicion për çdo nevojë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë