Ka ndodhur

Plagosen me thikë pas një konflikti dy adoleshentë në Shkodër

Gazeta Si – Dy adoleshentë 19 dhe 17 vjeç kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të premteje pas një konflikti të çastit me njëri-tjetrin në Shkodër. Të dy janë lënduar dhe janë dërguar në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas policisë, në sherr është përdorur një mjet prerës thikë. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur Shatërvani, në lagjen “Qemal Stafa”, gjatë një konflikti të çastit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë