Ka ndodhur

Kamëz, i moshuari plagos aksidentalisht me çifte fqinjen 30-vjeçare

Gazeta Si – Një ngjarje e dyshuar si aksidentale, ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Kamëz, ku një grua 30-vjeçare është plagosur në fytyrë nga një armë gjahu.

Sipas policisë, E.L., është dëmtuar nga një saçmë gjahu e shkrepur nga fqinji i saj, N.Sh., 73 vjeç, banues në Laknas.

Dyshohet se i moshuari ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë, por një prej saçmeve ka goditur aksidentalisht të renë, e cila ndodhej në oborrin e banesës së xhaxhait të saj.

Pas ngjarjes, 30-vjeçarja është transportuar për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar 73-vjeçarin në komisariat dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë