Ka ndodhur

Gjirokastër/ Adoleshenti abuzon seksualisht me 10-vjeçarin, në prani të dy djemve të tjerë të mitur

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e të enjtes në Gjirokastër, ku një 17 vjeçar ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.

Adoleshenti, banues në lagjen Zinxhira, dyshohet se në prani të 2 djemve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, ka abuzuar seksualisht me të miturin.

17-vjeçari është larguar në drejtim të Greqisë, para se 10-vjeçari dhe prindërit e tij, të shkonin në polici për të bërë kallëzim.

Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë