Ngjarje

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Kujdes! Irani mund të shënjestrojnë subjekte dhe vende në Shqipëri

Nga Gazeta Si- Ambasada amerikane në Tiranë ka lëshuar një alert për shtetasit e saj, duke deklaruar se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

Në njoftim thuhet se ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.

“Inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar”, thuhet në këtë deklaratë zyrtare.

Veprimet që duhen ndërmarrë sipas njoftimit të Ambasadës:

Qëndro vigjilent

Monitoroni mediat lokale për përditësime

Ji i vetëdijshëm për mjedisin përreth

Rishikoni planet personale të sigurisë dhe mbajeni telefonin celular të karikuar në rast emergjence.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë