Ka ndodhur

Vlorë, 15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë dhe plagos dy efektivë (video)

Gazeta Si – Një automjet policie ka përfunduar i përmbysur si pasojë e përplasjes së qëllimshme nga një mjet tip “Gol” që drejtohej nga një i mitur 14 vjeçar, ndërsa pasagjer me të ishte bashkëmoshatari i tij. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e të martës pranë bulevardit “Ismail Qemali” në Vlorë.

Sipas burimeve paraprake, 2 punonjës policie mbetën të plagosur. Mësohet se ata po e ndiqnin të miturin që nga zona e lagjes “Çole”, pasi nuk i ishte bindur urdhrit për të ndaluar.

Dy policët e plagosur u transportuan në spital, ndërsa i mituri u shoqërua në komisariat për të sqaruar rrethanat e rastit.

Në aksident është përfshirë edhe një automjet tjetër tip “Benz”, por fatmirësisht pa persona të lënduar. Autoritetet policore janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë