Gazeta Si – Ka nisur me gol në favor të Turqisë pjesa e dytë e ndeshjes ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, e vlefshme për një biletë në Boterorin e Amerikës së Veriut.
Në minutën e 53-të në një kundërsulm, Kokçu godet brenda zonës, ndërsa Akturkoglu e shtyn drejt rrjetës dhe 1-0 për miqtë.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Ka qenë një ndeshje e bukur, luftarake me raste dhe emocione nga të dyja skuadrat. Në fakt, rastin më të mirë për gol e kishte Kosova: në minutën e 29-të, Fisnik Asllani provon me një gjuajtje mjaft të bukur nga distanca, por portieri Çakir arrin ta devijojë dhe topi prek fillimisht traversën dhe më pas rikthehet te Muriqi, i cili nuk gjen dot portën edhe pas ndërhyrjes së mbrojtësit turk.

Ndeshja teke do vendos se cila mes dy skuadrave do jetë pjesë e Grupit D të Botërorit. Vetëm dhjetë vite pas pranimit në FIFA dhe UEFA, Kosova sheh një nga arritjet më të mëdha në futboll, teksa grupet e Kupës së Botës do ishin realizimi i një ëndrre të kahershme për ‘Dardanët’.
Kosova ëndërron të luajë në Botërorin e parë të saj. Ndërkohë Turqia kërkon të rikthehet në këtë kompeticion pas 24 vitesh mungesë, teksa ka qenë tre herë në Kupën e Botës.

Pak minuta para fillimit të ndeshjes, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare, me të cilat dy përfaqësueset do të zbresin në fushë.
Trajneri Franco Foda i ka besuar 11-shes që hodhi në fushë përballë Sllovakisë, me Muriç në portë, Dellova, Hajrizi dhe Hajdari në mbrojtje, Vojvoda dhe Gallapeni do të luajnë më të avancuar nga krahët, ndërsa në mesfushë janë Hoxha, Rexhbeçaj dhe Muslija. Sulmi do të përbëhet nga dyshja Muriqi-Asllani.

Drejtësi në këtë takim do të vendosë anglezi Michael Oliver, ndërsa nga krahët do të ndihmohet nga Stuart Burt dhe James Mainwaring, ndërsa i katërt do të jetë Chris Kavanagh. Në krye të VAR do të jetë spanjolli Carlos del Cerro Grande, ndërsa asistent Andrew Dallas.
FORMACIONET ZYRTARE:
Kosova: Muric, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni, Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Asllani, Muriqi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje