Kombetarja

Në Valencia nuk ka gola mes Shqipërisë e Ukrainës, barazim 0-0 në ’45 e para

Gazeta Si – Barazim pa gola në Valencia, ku Ukraina dhe Shqipëria kanë sfumuar një sërë rastesh përballë Strakoshës dhe Riznyk.

Yaremchuk dhe Malinovskyi ishin të parët që dhanë sinjalet e zhbllokimit të rezultati për “vendasit”. Kuqezinjtë nuk mbetën pas dhe Hoxha e Gjimshiti ishin ata që provuan të rrezikonin portën ukrainase.

Me kalimin e minutave Asllani provon të marrë frenat e mesfushës duke penalizuar madje edhe Malinovskyi-n për lojë të rëndë.

Ndërsa provon edhe debutuesi Pllana ti ndryshojë shifrat. Ka punë ndërkohë për Strakoshën në portë që ndal njëri pas tjetrit Voloshuk dhe Malinovskyi-n.

Nga kuqezinjtë do të provojë Broja dhe Shehu por nëse i pari ndalet nga portieri kundërshtar, i dyti nuk gjen dot portën. Pjesa e parë mbyllet me një ndërhyrje të saktë të Strakoshës që i coi skuadrat në barazimin pa gola në dhomat e zhveshjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë