Gazeta Si – Një gjest i rrallë mirënjohjeje në Prishtinë, është bërë viral vetëm pak orë përpara finales historike mes Kosovës dhe Turqisë.
Një lokal në kryeqytet ka vendosur të ofrojë çaj dhe kafe falas për të gjithë tifozët turq që kanë udhëtuar për këtë ndeshje.
Pronari i lokalit ka vendosur një njoftim ku shkruhet: “Sot rivalë, por gjithmonë miq! Kafe dhe çaj falas për të gjithë tifozët turq. Ju paguat më 1999, sot nuk keni asnjë detyrim”.

Ky mesazh i referohet mbështetjes që Turqia i dha popullit të Kosovës gjatë periudhës së luftës. Gjesti synon të tregojë se miqësia mes dy popujve qëndron mbi rivalitetin sportiv të 90 minutave.
Ndërkohë, qindra tifozë nga Shqipëria janë nisur drejt Prishtinës për të ndjekur nga afër dhe për të përkrahur kombëtaren e Kosovës në ndeshjen ndaj Turqisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të pajisur me flamuj kombëtarë dhe flamuj të UÇK-së, tifozët shqiptarë kanë krijuar një atmosferë entuziazmi dhe mbështetjeje të madhe që në rrugëtimin e tyre drejt kryeqytetit të Kosovës.






Përpara sfidës, tifozët shqiptarë dhe ata turq janë bërë bashkë, duke festuar dhe duke shkëmbyer flamujt dhe fanellat.
Prania e madhe e tifozëve nga Shqipëria edhe në këtë sfidë dëshmon edhe një herë lidhjen e fortë shpirtërore dhe sportive mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit, duke e kthyer këtë ndeshje në një festë të përbashkët kombëtare.
Në një video të publikuar nga mediat kosovare, shihen tifozët të bashkuar, teksa njëzëri këndojnë: Kush s’kërcen, nuk është shqiptar!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje