Kombetarja

Shqipëri-Ukrainë, mbrëmja e të zhgënjyerve në Valencia

Gazeta Si – Të zhgënjyerit e “playoff”-it zbresin në “Estadi Ciutat de Valencia”. Ukraina e Rebrov pret Shqipërinë e Sylvinhos. “Vendasit” u eleminuan 1-3 nga Suedia, ndërsa “miqtë” 1-2 nga Polonia.

“Shqiptarët janë kolegët tanë në mungesën e fatit” tha trajneri ukrainas. Ndërkohë, tek kuqezinjtë do të mungojë Muçi, i larguar për shkak dëmtimi (siç thotë stafi teknik).

Por në Turqi (te Trabzonspori) deklaruan se shqiptari do të jetë gati në kohë për sfidën e fundjavës ndaj Gallatasarajit.

Të dyja skuadrat nuk e donin një ndeshje të tillë, por rregullat dhe kontratat televizive i detyrojnë të zbresin në fushë.

Favorite e përballjes është skuadra ukrainase, por nuk dihet se si skuadra e Rebrov do të reagojë pas humbjes ndaj Suedisë.

Edhe kuqezinjtë nuk janë në gjendjen më të mirë psikologjike pas disfatës polake, por tek ne pritet me interes ajo ç’ka do të bëjë Mehmeti që pritet të luajë nga minuta e parë.

Në tetë ndeshjet e mes tyre, ukrainasit kanë 6 fitore ndërsa kuezinjtë 1. Kuadri plotësohet nga barazimi i vetëm mes tyre.

Sfidat e kaluara

19.11.24 UNL

Shqipëri vs. Ukrainë 1-2

07.09.24 UNL

Ukrainë vs. Shqipëri 1-2

03.06.18 Miqësore

Shqipëri vs. Ukrainë 1-4

03.06.16 Miqësore

Shqipëri vs. Ukrainë 1-3

08.10.05 ËC

Ukrainë vs. Shqipëri 2-2

09.02.05 ËC

Shqipëri vs. Ukrainë 0-2

20.08.97 ËC

Ukrainë vs. Shqipëri 1-0

29.03.97 ËC

Shqipëri vs. Ukrainë 0-1

Formacioni i mundshëm i kuqezinjve: Strakosha; Balliu, Cake, Gjimshiti, Pilo; Shehu, Asllani, Laç; Mehmeti, Broja, Hoxha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë