Gazeta Si – Edrin Varaku, 28 vjeç, i dënuar më parë për vrasje, është arrestuar në Durrës, pasi u kap me pistoletë brenda marsupit që mbante me vete.
Gjatë kontrolleve të forcave “Shqiponja” në automjetin që drejtohej nga A.L., në zonën e plazhit, u gjet pistoleta së bashku me municionin luftarak që zotërohej nga Varaku.
Ky i fundit ishte pasagjer në automjet. Për rrjedhojë u procedua edhe shoferi për moskallëzim krimi.
Varaku rezulton të jetë i dënuar më parë për një vrasje të ndodhur në vitin 2013. Asokohe ai vrau me pushkë brenda shkollës “Beqir Çela” bashkëmoshatarin 15 vjeçar, Adriatik Tota me motivin se viktima e kishte sharë nga motra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje