Moti

Fundjava, me mot të paqëndrueshëm

Nga Gazeta ‘SI’ – Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme.

Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare.

Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët prekin pjesën më të madhe të territorit, shtrëngata afatshkurtra në zonën perëndimore. Në orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor duke mbetur prezente në zonën e jugperëndimit me intensitet të ulët.

Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 700-900 metra në verilindje, në lartësinë mbi 900-1000 metra në lindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore, hera-herës era pritet të arrijë shpejtësi deri 15 m/s.

Ndërkohë, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë