Ekonomi

Ibrahimaj: Do monitorojmë edhe çmimet e 80 produkteve ushqimore!

Nga Gazeta ‘SI’ – Në një dalje për mediat, ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, njoftoi se përveç naftës do të monitorohen edhe çmimet e shportës ushqimore.

Sipas saj, do të shikohen me kujdes çmimet për 80 produkte ushqimore.

“Ne po monitorjmë një shportë me 80 ushqime. Ne do aktivizojmë grupe monitorimi, që të verifikojmë realitetin e çmimeve. Nëse do të marrim vendime në të ardhmen, do të marrim vendime sidomos për çmimet e produkteve të konsumit. Por, është e vështirë që atë që aplikojmë tek karburantet ta aplikojmë dhe tek produktet e shportës, sepse situata është më komplekse”, njoftoi ministrja.

Ibrahimaj tha se Bordi i Transparencës do të jetë aktiv derisa situata të shkojë në nivelet e para krizës.

“Karburantet, në shportën e konsumit, përbëjnë vetëm 2% të shpenzimeve të familjes mesatare shqiptare, jo të familjeve në nevojë ose pensionistëve, që janë më të ndjeshëm ndaj çmimeve.

Çmimi më i ndjeshëm për qytetarët mbetet energjia elektrike, pasi përdoret për ngrohje dhe gatim, si dhe për shportën bazë të ushqimeve. Nëse do të ketë nevojë për ndërhyrje, siç bëmë gjatë krizës së kaluar, nuk do të ndryshojmë çmimin e energjisë elektrike, por do të ndërhyjmë me disa paketa mbështetëse për kategoritë më të prekura”, deklaroi ndër të tjera, ministrja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë