Pas humbjes dhe eliminimit nga Polonia, sulmuesi Myrto Uzuni u shfaq i përlotur ndërsa foli pas ndeshjes me Poloninë ku Shqipëria humbi 2-1.
“Kemi luftuar shumë për këtë ditë. Duhet të presim 4-5 vite për këtë. Kishim gjithë kombin. I kërkojmë falje të gjithëve. Është një dhimbje. Do kemi netë pa gjumë pas kësaj. Duhet të kishim shfrytëzuar rastet, sepse futbolli të ndëshkon. Kur nuk shënon, futbolli të dënon. Me 2-0 mbyllej ndeshja. Ekipi ka bërë një punë të shkëlqyer. Nuk jemi Portugalia apo Franca. Rastet që na jepen duhet t’i shfrytëzojmë”, u shpreh Uzuni për Klan.
Ndërsa mesfushori i Kombëtares, Julian Shehu tha se e patën ndeshjen vetë në kontroll.
“Kaluam të parët në avantazh dhe patëm dy raste të tjera. Normale, ne jemi Shqipëria, kaq raste mund të krijojmë”, tha Shehu, duke shtuar se e gjithë skuadra është e trishtuar për këtë rezultat.
“Të gjithë djemtë janë shumë të mërzitur. Kjo është një mundësi që ndoshta të vjen një herë në jetë dhe të të ikë kështu nga duart… Duhet të gjejmë forcë që të vazhdojmë përpara, por kjo do pak kohë që të kalojë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje