Kombetarja

Shuhet ëndrra për në Kupën e Botës 2026, Polonia eleminon Shqipërinë

Nga Gazeta Si- Bajrami dhe Pilo ndëshkojnë Shqipërinë! Lewandowski kompletoi gjithçka dhe kuqezinjtë lihen për të dytën herë jashtë Botërorit nga Polonia.

Ashtu si në eleminatoret e “Katar 2022” kur Polonia u rendit e dyta me 2 pikë më shumë se Shqipëria e vendit të 3-të, edhe për Botërorin amerikan, rruga e kuqezinjve u ndal nga “Shqiponjat” bardhë e kuqe.

Mirëpo këtë herë ishim shumë pranë. Zhbllokuam të parët me Hoxhën në fundin e pjesës së parë. Mund të kishim dyfishuar me Bajramin i cili ndoqi mirë zbritjen në kundërsulm të Hysajt, por ashtu si në Leskovc tregoi se nuk është lojtari i ndeshjeve të mëdha.

Gjuajtja e tij shkoi shumë pranë trekëndëshit të majtë të Grabarës. Atë që nuk e bëri Bajrami, e bëri Leëandoëski që falenderoi Strakoshën për topin e lënë në shtyllën e dytë. Fitoi duelin me Hysajn dhe barazoi shifrat për vendasit.

Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe një kombinim Broja-Pilo mund ti kishte kthyer në avantazh në 72’. Sërish gabojmë dhe 60 sekonda më pas ndëshkohemi nga Zielinski.

10 minuta për Muçin dhe asnjë për Mehmetin. Dy lojtarët tanë më të mirë, nuk u shrytëzuan nga Sylvinho. Koha shtesë e çoi sfidën deri në 97’, por Shqipëria nuk e gjeti barazimin dhe si rezultat u eleminua në të parën ½ finale playoff-i në historinë tonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë