Gazeta Si – Polonia dhe Shqipëria përballen sot në “Stadion Narodowy” në Varshavë për një vend në Finalen e playoff-it për Botërorin 2026. Fituesi do të luajë në transfertë të martën e ardhshme me Ukrainën ose Suedinë për një vend në turneun e kësaj vere.
Polonia synon të kualifikohet në Botëror për herë të 10-të në histori dhe të tretën rradhazi, pas pjesëmarrjes në edicionet e viteve 2018 dhe 2022 në Rusi dhe Katar. Në këtë të fundit arriti deri në fazën e 1/8-ve.
Ndërsa u kualifikua në të njëjtën mënyrë pas vendit të dytë në eleminatore, në dëm të kuqezinjve që me 2 pikë më pak, mbetën në vendin e 3 dhe jashtë playoff-it
Jan Urban nuk ka ende asnjë humbje si trajner i Polonisë. Nga Korrik i vitit të kaluar, ka fituar 4 dhe barazuar 2 nga 6 ndeshjet në drejtim, përfshirë fitoren 3-2 në transfertë ndaj Maltës në ndeshjen e fundit, në mesin e Nëntorit.

“Shqiponjat” vendase kanë një bilanc mbresëlënës ndaj Shqipërisë, pasi kanë fituar 10, barazuar 3 dhe humbur vetëm 2 nga 15 përballjet e mëparshme, duke fituar 5 ndeshjet e fundit në eleminatoret e Botërorit me rezultatin e përgjithshëm 9-2.
Por ato kanë humbur ndeshjen e fundit në rend kohor në “Air Albania”, ku kuqezinjtë triumfuan 2-0 dhe u kualifikuan direkt në evropianin e fundit.
10/09/2023, Shqipëri – Poloni 2:0
27/03/2023, Poloni – Shqipëri 1:0
12/10/2021, Shqipëri – Poloni 0:1
02/09/2021, Poloni – Shqipëri 4:1
27/05/2008, Poloni – Shqipëri 1:0
29/05/2005, Poloni – Shqipëri 1:0
15/11/1989, Shqipëri – Poloni 1:2
19/10/1988, Poloni – Shqipëri 1:0
30/05/1985, Shqipëri – Poloni 0:1
31/10/84, Poloni – Shqipëri 2:2
12/05/1971, Shqipëri – Poloni 1:1
14/10/1970, Poloni – Shqipëri 3:0
29/11/1953, Shqipëri – Poloni 2:0
01/05/1950, Shqipëri – Poloni 0:0
06/11/1949, Poloni – Shqipëri 2:1
“Kuqezinjtë” pësuan një humbje 2-0 në shtëpi ndaj Anglisë në ndeshjen e fundit të grupit në Nëntor 2025, por 3 fitore rradhazi, 1-0 ndaj Letonisë, Serbisë dhe Andorrës iu siguruan atyre vendin në playoff.
Polonia në 6 ndeshjet e fundit: H B F F B F
Formacioni i mundshëm: Dragowski; Kedziora, Wisniewski, Kiwior; Cash, Slisz, Zielinski, Skoras; Szymanski, Kaminski; Lewandowski.
Shqipëria në 6 ndeshjet e fundit: F F F F F H
Formacioni i mundshëm: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Pilo; Asllani, Ramadani; Laci, Bajrami, Hoxha, Uzuni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje