Ka ndodhur

Sulmi kibernetik ndaj Postës Shqiptare/ AKSK: Shërbimet janë rikthyer

Nga Gazeta ‘Si’- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka reaguar lidhur me sulmin kibernetik të raportuar mbrëmjen e djeshme(25 mars) ndaj Postës Shqiptare, duke theksuar se situata është nën monitorim dhe se shërbimet vijojnë normalisht.

AKSK njofton se sipas vlerësimit paraprak, nuk janë identifikuar të dhëna të enkriptuara apo të fshira dhe nuk janë konstatuar ndërprerje të shërbimeve si pasojë direkte e incidentit.

Menjëherë pas njoftimit, AKSK njofton se ka aktivizuar procedurat e reagimit ndaj incidenteve, duke ngritur një grup të posaçëm ekspertësh të sigurisë kibernetike.

Në kuadër të masave parandaluese, disa shërbime janë pezulluar përkohësisht me rekomandim të AKSK, ndërsa aktualisht raportohet se të gjitha shërbimet publike janë rikthyer dhe funksionojnë normalisht.

Ndërkohë, në burime të hapura janë publikuar disa të dhëna të dyshuara si të nxjerra nga sistemi, të cilat po verifikohen për autenticitetin dhe burimin e tyre. Sipas autoriteteve, deri tani bëhet fjalë për një sasi të kufizuar të dhënash potencialisht të ekspozuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë