Gazeta Si – Me synimin për tu afruar një hap më pranë botërorit në Amerikën e Veriut, Sllovakia dhe Kosova përballen këtë mbrëmje në ½ finalen e playoff-it në Bratislavë. “Fajkonjtë” dhe “Dardanët” duan biletën që i vë përballë fituesit të Rumani-Turqi, javën e ardhshme.
E shortuar në një grup kualifikues me gjigantët e Gjermanisë, ishte e pritshme që Sllovakia të ndiqte rrugën e playoff-it për të arritur në finalet e dyta në historinë e saj.
Pjesa e parë e këtij skenari u realizua vitin e kaluar, kur “Fajkonjtë” u renditën të dytët pas skuadrës së Julian Nagelsmann, me 12 pikë në 6 ndeshje, 3 më shumë se Irlanda e Veriut në vendin e tretë.
Në përpjekje për të shmangur dy humbje rradhazi prej “UEFA Nations League 2022”, “Fajkonjtë” kanë avantazhin e fushës në Bratislavë.

Që nga praninimi në UEFA në Shtator 2016, Kosova ka pasur një ngritje të qëndrueshme drejt niveleve më të larta të futbollit ndërkombëtar, duke synuar të arrijë për herë të parë në një turne madhor këtë verë.
“Dardanët” pësuan vetëm një humbje në 6 ndeshje eleminatore vitin e kaluar, por arritën vendin e dytë në grupin e tyre pas Zvicrës, me të cilën ndanë pikët në përballjen e fundit në Prishtinë në Nëntor.
Ndryshe nga vendasit e sotëm, Kosova ka një talent ofensiv si Fisnik Asllani që ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 5 asist në 26 ndeshje në Bundesliga për Hoffenheim këtë sezon.
Pa harruar formën e mire që po kalon lideri Vedat Muriqi, autor i 18 golave për Mallorca-n në La Liga 25/26
Franco Foda është në krye të Kosovës në përpjekjen për kualifikim në Botëror dhe 59-vjeçari ka fituar 12 nga 19 ndeshjet e tij deri më tani.
Formacioni e Sllovakisë në 6 ndeshjet e fundit: F F H F F H
Formacioni i mundshëm: Dubravka; Gyomber, Skriniar, Obert, Hancko; Bero, Lobotka, Duda; Duris, Sauer, Strelec
Formacioni e Kosovës në 6 ndeshjet e fundit: H F B F F H
Formacioni i mundshëm: Muric; Dellova, Hajdari, Aliti, Gallapeni; Rashica, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija; Asllani, Muriqi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje